Patate greke të mbushura

Patate greke të mbushura
 

Përbërësit:

4 patate mesatare

1/2 gotë vaj ulliri

140 gr djathë dhie

1/3 gotë domate

1/2 gotë ullinj

2 lugë rigon

2 feta proshutë

vaj, kripë e piper.

Përgatitja:

Ngrohni furrën. Shponi secilën patate me pirun. Vendosini ato direkt në furrës dhe piqini derisa piruni të hyjë e të dalë lirshëm, rreth 50 minuta. Pastaj prijeni çdo patate në gjysmë për së gjati. Hiqeni pjesën e brendshme me lugë duke lënë vetëm pak tul në lëkurë. Hidhini vaj ulliri si brenda dhe jashtë patates dhe kriposeni. Në një tas mesatar, përzieni bashkë djathin, domatet e thara, rigonin dhe ullinjtë (edhe proshutën nëse doni). Vendoseni mënjanë. Vendosini gjysmat e patateve me lëkurë sipër në një tavë pjekje dhe piqini sa të bëhen pak krokante, rreth 12-15 minuta. Mbushini me përzierjen e djathit. Futini sërish në furrë dhe piqini edhe për 5-10 minuta.