Paneli në “Rai 1”, Tare deklaron se është e rëndë ajo që ndodh në Shqipëri, Rama përgjigjet se nuk është revoltë e popullit

Paneli në “Rai 1”, Tare deklaron se është e rëndë ajo që ndodh në Shqipëri, Rama përgjigjet se nuk është revoltë e popullit
Kryeministri Edi Rama po intervistohet nga gazetari  i emisionit “Porta a Porta” Bruno Vespa, ku ka bërë përshtypje deklarimet kontradiktore të tij dhe të ftuarit në panel, drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.

“Dua t’ju them se ajo që shihni nuk është një revoltë e popullit”, ka thënë kryeministri Rama.

Pastaj kryeministri tregon “sukseset” në shkëmbimet ekonomike e tregtare me Italinë që sipas tij, janë 2.6 miliardë euro në vit dhe se nga këto vetëm eksportet shqiptare kapin shifrën e 1,2 miliardë eurove.

Nuk mund t’i mungonte panelit të të ftuarve në emision edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, që nuk ka nguruar të deklarojë se ajo çfarë po ndodh sot në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit. /l.k./

Marrë nga Rai 1