Një tjetër vizitor nga Brukseli, zyrtari i lartë europian takon nesër krerët e lartë politik shqiptarë

Një tjetër vizitor nga Brukseli, zyrtari i lartë europian takon nesër krerët e lartë politik shqiptarë
Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane, fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson do të nis nesër në Tiranë një tur takimesh me krerët më të lartë politikë.

Situata kritike politike në vend mund të jetë aryseja e kësaj vizite nga zyrtari i lartë i Brukselit.

Danielsson pritet të zhvillojë një takim në orën 9:30 me kryeministrin Edi Rama, më pas do të në zyrat e delegacionit të BE do të presë përfaqësues të opozitës.

Më pas rreth orës 12:00 Danielsson do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët.

Kjo është vizita e dytë nga Brukseli. Një javë më parë 7 eurodeputetë ishin në vendin tonë për situatën politike

/f.ç/Gazeta Albanian Free Press/