Një “Miss” në oborrin e Kryeministrit Rama, “bombardim” mesazhesh dashurie gjatë Kongresit! Foto

Një “Miss” në oborrin e Kryeministrit Rama, “bombardim” mesazhesh dashurie gjatë Kongresit! Foto
Prej disa muajsh, Anjeza Maja, e punësuar dhe e angazhuar në stafin e ngushtë të Edi Ramës, është gjendur përballë një situate të pakëndshme gjatë Kongresit të PS-së.

Anjeza shpesh po etiketohet si vajza, që po zbukuron oborrin e kryeministrit.

Ajo u bë e njohur në ekran, karrierën e së cilës e nisi pas kurorëzimit “Miss Albania”. E pranishme në fushatën e fundit, në sheshin “Nënë Tereza”, ku u shpall edhe kandidatura e Veliajt si kryebashkiak i kryeqytetit,  Anjeza shpërndau edhe një foto, gjatë festimeve në rrjetet sociale.

Por papritur në profilin e saj Instagram, ajo ra pre e një “fansi të çmendur” që e bombardoi me mesazhe, dhe ku shfaqej tmerrësisht i dashuruar me të. Fansi i identifikuar me emrin “Laertmula”, pasi i ka shprehur dashurinë “on-line”, i ka kërkuar që t’i kthejë përgjigje, por nuk dihet sa seriozisht është marrë kjo kërkesë prej saj.

Gjithsesi, Anjeza Maja pas eksperiencës në televizion, dukshëm po i gëzohet përvojës së re në Kryeministri, ndonëse shfaqi pak kohë më parë pengun, se është ende beqare.  Gjithsesi mbi këtë projekt të fundit, edhe Rama mësohet se është i kënaqur me punën, që ka bërë Anjeza në ekipin e tij, mbi marrëdhënien me Publikun.

Mëngjesin e djeshëm, para se të niste një ditë e ngjeshur, kur ishte edhe Kongresi i PS-së, Rama e nisi ditën duke ndarë në rrjetet sociale video-mesazhin ku në qendër qëndronte Anjeza Maja, e angazhuar si gjithnjë në zgjidhjen e problemeve që ngrenë qytetarët. - “Dhe me historinë e Sianës e cila me vendosmëri dëshiron t'i shërbejë vendit dhe nuk u tërhoq përpara pengesave po i kapërceu ato, duke i'u drejtuar platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë,” ka qenë mesazhi i fundit i Kryeministrit Edi Rama.