Nisin përgatitjet për protestën e 16 marsit, Basha mobilizon kryetarët për pjesëmarrjen

Nisin përgatitjet për protestën e 16 marsit, Basha mobilizon kryetarët për pjesëmarrjen
Opozita ka lajmëruar më 16 mars protestën e radhësh teksa brenda PD-së kanë nisur përgatitjet.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nxjerrë edhe udhëzimin për degët e PD-së në rrethe dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së.

Sipas këtij udhëzimi, kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së, janë përgjegjës për organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, për pjesëmarrjen e tyre në protestën e madhe të datës 16 mars 2019, ora 11.00, në Tiranë./f.ç/Albanian Free Press Online/