Ngjela: Çfarë bënë deputetë të opozitës në 45? Opozita aktuale kreu vetëvrasje!

Ngjela: Çfarë bënë deputetë të opozitës në 45? Opozita aktuale kreu vetëvrasje!
Avokati i Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u ndal tek qëndrimet e opozitës në vitin 1945 dhe tani, ku rastin e 12 deputetëve ndërsa vendimin e opozitës aktuale për djegien e mandateve e konsideroi vetëvrasje.

“Çfarë ndodhi me largimin? Është një rast i papranueshëm për demokracinë. Kemi një rast shumë të dhimbshëm. 12 deputetë heroikë, ish-kryetarët e degëve të Koçi Xoxes..12 deputetë të opozitës ju afruan 1 mijë gjëra, ju dhanë pasaporta diplomatike që të ikin dhe ata thanë jo, do të qëndrojmë këtu se jemi opozitës dhe qëndruan në Parlament dhe përfunduan të gjithë në varje. Ajo është një vepër heroike. Nuk kanë qenë gjithë shqiptarët njerëz të pleshtit. I bëri Enver Hoxha gjithë presionet. Kanë goditur Kushtetutën. Ata ishin njerëz të mëdhenj, Shefet Beja, Riza Dani, dr.Sazani. Kanë mbajtur diskurse të mëdha politike”, tha Ngjela.

Sipas tij, opozita e sotme ka kryer vetëvrasje.

“I ka bërë shumë dëm të madh shoqërisë. Ata nuk bënin opozitë. Thonin ke vjedh..Nëse thua kanë manipuluar zgjedhjet, gjëja e parë është komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve”, deklaroi Ngjela. /l.k./

Foto Google