Në Shkodër kërkon gol me dedikim, sulmuesi i Milan bëhet me vajzë para sfidës ndaj Shqipërisë

Në Shkodër kërkon gol me dedikim, sulmuesi i Milan bëhet me vajzë para sfidës ndaj Shqipërisë
Sulmuesi kryesor i Kombëtares turke, i cili aktivizohet në Seria A me Milan, gjatë grumbullimit të kombëtares së vendit të tij, në vigjilje të ndeshjes së 22 marsit, kundër Shqipërisë, e para ndeshje zyrtare e kualifikueseve Euro 2020, është bërë baba.

Ylli i ekipit turk, Hakan Çalhanoğlu, si dhe bashkëshortja e tij Sinem, publikuan një foto me vajzën e sapoardhur në jetë në Stamboll, të cilën e kanë quajtur Liya.

Ky lajm i gëzueshëm e gjen Hakanin para përballjes së parë zyrtare kundër Shqipërisë që do të luhet të premten në Shkodër, ku ai ka edhe një motiv më shumë për të gjetur golin, me qëllim për t’ia dedikuar atë vajzës së sapoardhur në jetë.