Ndryshimi drastik i Dafinës

Ndryshimi drastik i Dafinës
Herë të gjata e herë të shkurtra, herë si zonjushë e herë si “djalosh”, flokët e Dafina Zeqirit kanë qenë gjithmonë edhe shprehje e stilit të saj të momentit.

Por thuajse gjithmonë në ngjyrën e errët.

Tiparet e sajat mesdhetari rrinin mjaft mirë me koloret brune.

Por ja që ditët e fundit ajo ka marrë vendimin drastik, është bërë bionde, madje shumë bionde.

Por nëse na pyesni se çfarë mendojmë për këtë stil të ri, na pëlqen shumë.

Tiparet e “egra” të saja zbuten shumë me këtë ngjyrë të verdhë flokësh dhe ajo duket më e ëmbël.