Mousse Çokollate

Mousse Çokollate
Përbërja:

200 gr çokollatë

3 kokrra vezë

200 ml pana

100 gr sheqer

100 gr luleshtrydhe

50 ml Baileys/

Përgatitja:

Ndajmë vezët në të bardha dhe të verdha. Shkrijmë çokollatën në tas qelqi mbi një enë me ujë të nxehtë, por pa prekur tasi në ujë. Rrahim të verdhat me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze. Më pas, rrahim të bardhat me disa pika lëng limoni.

Rrahim edhe panën pa krijuar krem dhe më pas i bashkojmë përbërësit ngadalë me një spatula silikoni. E shërbejmë në gota ose mbi biskota ose me fruta pasi e kemi ftohur në frigorifer për rreth dy orë.