Messi si një “robot”, garon me veten dhe shokët!  

Messi si një “robot”, garon me veten dhe shokët!  
Pas Euro 2020 rikthehet gara në tre ligat më të forta të Europës, për titullin kampion dhe golashënuesit?

Nga Aranit Muraçi

Ka një betejë të ashpër në Angli, për titullin kampon. Një betejë e ashpër po zhvillohet edhe në Itali për golashënuesin më të mirë të këtij sezoni. Por në një nga tre ligat më të forta të Europës, në Spanjë, ylli argjentinas i Barcelonës, i ka zgjidhur më herët të dyja këto çështje, disa javë para se të mbyllet sezoni. Pas pauzës e kualifikueseve Euro 2020, këtë fundjavë rikthehet gara në ligat e Europës:

Spanjë

Lionel Messi vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ajo që e bën atë edhe me të jashtëzakonshëm është fakti që në kampionatin spanjoll vazhdon të mbetet një golashënues i pandalshëm. Në tre nga ligat më të rëndësishme të Europës, Leo Messi pas katër trofeve “këpuca e artë”, shihet sërish pranë trofeut që do të ishte një rekord. Si rival ai nuk ka më Ronaldon në Spanjë, por shokun e tij të skuadrës, Suarez. Për nga golat e shënuar, Messi është edhe favorit për të fituar Këpucën e Artë në Europë. Sa i përket kampionatit, Barcelona është gjithashtu favorite për titull. Pas javës së 28-të, Barcelona kryeson 10 pikë para Atletico dhe ka 12 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të tretë. Të shtunën Barcelona luan në derbi me Espanjol, kurse Atletico udhëton në Alavesh. Një ditë më pas Real Madrid pret Huesca në Bernabeu.

Itali

Në Seria A, Juventus 15 pikë para Napolit, pret i qetë të shtunën Empolin, në javën e 29-të, ndërsa të dielën Napoli në “Olimpico” përballet me Romën, në një ndeshje më të vështirë. Inter i vendit të tretë ndeshet me Lazio, mbrëmjen e së dielës, prej nga ku shpreson Milan dy pikë pas zikaltërve të përfitojë. Por kuqezinjtë duhet të fitojnë ndeshjen e tyre në transfertë, ndaj Sampdorias, ndërkohë në Itali më e ashpër shihet beteja për krye-golashënuesin e këtij sezoni. Quagliarella është ngjitur në krye me 21 gola, ndërsa Ronaldo i dëmtuar pas ndeshjes me Portugalinë, pritet të jetë jashtë planeve të trajnerit. Ka shansin e artë Piatek i Mian për t’u ngjitur në krye të listë së golashënuesve.

Angli

Mbetet e ashpër gara për titullin kampion në Angli, por po ashtu edhe për golashënuesin më të mirë. Liverpool kryeson dy pikë më tepër se City, pas javës së 31-të, ndërkohë të besuarit e Pep Guardiola kanë një ndeshje për të luajtur me United. Kjo fundjavë i gjen të Kuqtë në një përballje me Totenhem, në “Anfild”, ndërsa City udhëton në Londër ku përballet me Fulham. Për golashënuesin, Aguero e Sterling të City së bashku kanë shënuar 33 gola, një më pak se dyshja pretendente e Liverpool për “Këpucën e Artë”, Mane-Salah, të cilët kanë shënuar 34 gola.

Golashënuesit në Spanjë

  1. Messi Barcelona 29
  2. Suarez Barcelona 18

Ben Yedder        Sevilla                   16

  1. Stuani Girona 16
  2. Benzema Real Madrid 13

Golashënuesit e Seria A

  1. Quagliarella Sampdoria 21
  2. Ronaldo Juventus 19
  3. Piątek Milan 19
  4. Zapata Atalanta 17

Golashënuesit Angli 

  1. Aguero Man City 18
  2. Aubameyang Arsenal 17
  3. Kane Tottenham 17
  4. Mane Liverpool 17
  5. Salah Liverpool 17
  6. Sterling Man City 15