Merr flakë toka me ullishte në Vlorë, zjarri rrezikon banesat pranë

Merr flakë toka me ullishte në Vlorë, zjarri rrezikon banesat pranë
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Vlorë në një tokë me ullishte.

Raportohet se zjarri ka rënë në zonën kodrinore mbi spitalin e qytetit.

Si pasojë e flakëve rrezikohen dy banesa, të cilat ndodhen pranë vatrës. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët./f.ç/Albanian Free Press Online/