Mënyra natyrale kundër zbokthit

Mënyra natyrale kundër zbokthit
Aspirina 

Aspirina përmban përbërësin e njëjtë si shumë preparate mjekësore kundër zbokthit. Shtypni dy aspirina me lugë dhe pluhurin e fituar përziejeni me shampone zakonshme, me sasinë e tuaj për një larje të flokëve. Lëreni shampon që të veprojë disa minuta, e më pas lani flokët sërish me shampo normale.

Vaji eterik i drurit të çajit 

Një studim ka treguar se shampot që përmbajnë vetëm 5% të vajit eterik të drurit të çajit, ndikojnë dukshëm në zvogëlimin e zbokthit. Disa pika të vajit eterik përzieni me një dozë të shampos tuaj të preferuar për flokë. Fërkojeni lëkurën e kokës mirë me duar dhe, më pas, flokët i shpëlani si zakonisht.

Uthulla e mollës 

Përpos që është e mirë për shëndet, uthulla e mollës, e bërë në shtëpi, është aleat i vërtetë në luftë kundër zbokthit. Në fakt, uthulla e ndryshon PH-në e lëkurës së kokës, duke i ndihmuar asaj që të mbrohet nga shkaktarët e zbokthit. Përzieni një të katërtën e filxhanit me uthull, me po aq ujë. Këtë përzierje e futni në shishe me spërkatës, me të cilën më pas i spërkatni rrënjët e flokëve. Mbështillni flokët me peshqir, prisni rreth gjysmë ore dhe më pas flokët i shpëlani zakonisht. Këtë mund ta përsëritni dy herë në javë.

Soda e bukës

Ky pluhur magjik mund ta parandalojë qërimin e lëkurës së kokës, si dhe ndjenjën e pakëndshme të të kruarës. Lani flokët si zakonisht dhe, në flokë të lagura, shtoni një grusht sodë buke. Fërkojeni lëkurën e kokës mirë e mirë, e më pas shpëlani flokët me ujë të nxehtë, pa shampo. Soda e bukës e pastron lëkurën e kokës dhe i mbyt kërpudhat, të cilat rëndom shkaktojnë paraqitjen e zbokthit.

Vaji i kokosit 

Para larjes, në lëkurë të kokës fërkoni 3 deri 5 lugë të vajit të kokosit. Mbështillni flokët dhe prisni kështu rreth një orë. Më pas shpëlani flokët si zakonisht. Një lugë vaj të kokosit mund ta përzieni edhe me ndonjë shampo të butë, duke i larë flokët me të rregullisht.