Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e sotme të opozitës

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e sotme të opozitës
Mediat ndërkombëtare sërish i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë protestës së sotme në kryeqytet.

Zëri Amerikës, dhe Ruptly TV kanë transmetuar dhe disa moment të protestës “live”. Në titujt kryesorë shkruhej se Tirana protestonte sërish kundër qeverisë, në një kohë që brenda sallës së parlamentit betoheshin deputetët e rinj.

Opinion.Al shkruan se mediat italiane citojnë kryeministrin Rama i cili nga parlamenti deklaroi se nuk është i gatshëm të dorëzojë pushtetin në tavolinë, por që gjithsesi mbetej i hapur për bisedime.

Uashington Post postoi një fotografi që në fakt është publikuar dhe nga pjesa më e madhe e mediave të huaja, me titullin: Protestuesit rrethojnë parlamentin dhe kërkojnë zgjedhje të reja. Dhe media prestigjioze Asociated Press, fokusin e kishte në raportimin pikërisht në këtë kërkesë të protestuesve dhe opozitës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/