Mbyllet me rrjeta të prekura derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani

Mbyllet me rrjeta të prekura derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani
U luajt në “Selman Stërmasi” derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, i vlefshëm për javën e 24-t të Superligës, takim ky që përfundoi me rrjeta të paprekura, edhe pse për të dy ekipet nuk munguan rastet për shënim.

Në pjesën e parë ishte Tirana dominuese, duke krijuar 2-3 mundësi shënimi. Ngo iu afrua 2 herë golit, por u ndal nga portieri Hoxha.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Partizanin, i cili goditi edhe shtyllën me Telushin, por gjithsesi ndesha u mbyll në barazim dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.

Partizanin vazhdon kryesimin (50 pikë), ndërsa Tirana ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 9 më shumë se vendi i parafundit. /l.k./

Foto Google