Mbledhja e Asamblesë, Veliaj rikonfirmohet, Rama nuk ka kandidat tjetër për Tiranën

Mbledhja e Asamblesë, Veliaj rikonfirmohet, Rama nuk ka kandidat tjetër për Tiranën
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot pasdite Asamblenë e PS në Katedralen e Kishës Ortodokse.

Në mbledhje kryeministri Rama i ka bërë të ditur Asamblesë se nuk ka emër tjetër për Tiranën, përveç Erion Veliajt, raporton Ora news.

“A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?", mësohet se i është drejtuar Rama të pranishmëve.

Edhe asambleja duket se ka mbështetur idenë e kryeministrit Rama pasi askush nuk ka propozuar një emër tjetër.

Në lidhje me situatën politike, ku opozita ka djegur mandatet Rama ka sqaruar se “Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”.

Foto Google