Mavraj del sot në stërvitje i veshur kuqezi, për “inat” të Panucci-t (tregon edhe arsyen)

Mavraj del sot në stërvitje i veshur kuqezi, për “inat” të Panucci-t (tregon edhe arsyen)
Sot ka nisur në Durrës grumbullimi i Kombëtares shqiptare. Mërgim Mavraj siç është bërë e njohur nga lista me 23 emra që publikoi Panucci nuk është grumbulluar.

Por si e ka përjetuar ai një gjë të tillë?

Mavraj ka veshur uniformën e Kombëtares dhe ka dalë sot paradite me këtë uniformë në stërvitje individuale në Gjermani, aty ku vijon karrierën me Ingolstadt.

Sa ditë e mërzitshme mos me i vesh këto ngjyra kuqezi në ditën e grumbullimit të kombëtares,” ka qenë mesazhi i tij, teksa ka dalë në stërvitjen e sotme në Gjermani, me uniformën e Kombëtares. E siç thotë, për të larguar mërzinë e mos-grumbullimit, mbrojtësi 32-vjeçar i cili në pjesën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e Aris të Selanikut, pavarësisht se Panucci e la jashtë, ka vendosur të vishet vetë kuqezi.

Qendërmbrojtësi i njohur ka mbajtur më herët në Kombëtare edhe shiritin e kapitenit, por luhatjet e shumta gjatë dy viteve të fundit, si dhe ndryshimi i ekipeve, e nga ana tjetër Panucci duke pasur emra të tjerë në mbrojtje, sidomos ata që luajnë në Itali, vendosi që të mos e grumbullonte Mavrajn për dy ndeshjet e radhës, por tha se ai mund të rikthehet sërish në të ardhmen.