Matura, më pak provime, më shumë pyetje në test

Matura, më pak provime, më shumë pyetje në test
Testet sërish do të jenë të shkallëzuar sipas niveleve të maturantëve ndërsa do të kenë më shumë pyetje me alternativë. Këtë vit maturantët e  kanë bërë më herët zgjedhjen e lëndëve që i orientojnë drejt shkollave të larta

Ndryshimi i kurrikulës arsimore, ka sjellë edhe ndryshimin  e procesit të maturës shtetërore këtë vit, duke ulur numrin e provimeve. Maturantët, tashmë nuk do të kenë dy provimeve zgjedhje, por vetëm një i cili do të përmbajë më shumë pyetje se ato të viteve të kaluara. Testet sërish do të jenë të shkallëzuar sipas niveleve të maturantëve ndërsa do të kenë më shumë pyetje me alternativë. Këtë vit maturantët e  kanë bërë më herët zgjedhjen e lëndëve që i orientojnë drejt shkollave të larta.

Kurrikula dhe testet

Këtë qershor, 36 mijë  maturantë do të japin më pak provime por  do të kenë më shumë pyetje në testet e katër lëndëve.  Drejtoresha e shërbimeve arsimore Rezana Vrapi, tregon se si ka ndryshuar me kurrikulën e re struktura e provimeve. “Do të këtë më shumë pyetje për arsye se shtohen 10 pikë në test. Një pjesë e madhe të këtyre pikëve do të lidhen me pyetje me alternativa, që duan një kohë të shkurtër. Testi do të strukturohet  në nivele, është detyrimi ynë që të diferencojmë në mënyrë që nxënësi i 10-ës të marrë 10, dhe të tjerët atë që meritojnë”, thotë drejtoresha Vrapi.  Testet sërish do të jenë të shkallëzuar sipas niveleve të maturantëve ndërsa do të kenë më shumë pyetje me alternativë. Këtë vit maturantët e  kanë bërë më herët zgjedhjen e lëndëve që i orientojnë drejt shkollave të larta.

Një tjetër ndryshim do të jetë se nuk do të ketë më lëndë të thelluara dhe ato bazë, por i njëjti test do të përmbajë si pyetjet më të lehta ashtu edhe ato më të vështira, çka do të bëjë edhe diferencimin e maturantëve për njohuritë që kanë fituar gjatë gjimnazit. “Ndryshimi i kurrikulës arsimore, ka sjellë ndryshimin e strukturës së Maturës Shtetërore. Në të gjitha lëndët parashikohen ndryshime, pasi të gjitha testet do të jenë sipas programeve që tashmë kanë ndryshuar, nëse do ti krahasojmë me kurrikulën aktuale. Sa i përket lëndëve me zgjedhjen nëse do të marrim rastin e kimisë, fizikës apo biologjisë, do të jetë një provim ku do të ketë të gjitha shkallet e pyetje duke filluar nga më te lehtat deri tek më të vështirat, duke eliminuar kështu Kiminë e thelluar apo fizikën e thelluar sikundër ka qenë deri më tani me dy teste të ndryshme” pohojnë burime zyrtare nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Gjuha e huaj

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për ndryshimet e maturës 2019,  testi i gjuhës së huaj D3 do të hartohet në përputhje me gjuhën e cila është planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë e trajtohet si gjuhë e parë. Testi i provimit do të jetë në nivelin gjuhësor që përcakton në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm të lartë. “Gjuha e huaj, si provim i detyruar, përzgjidhet gjatë plotësimit ë formularit A1/A1Z. Kandidatët  e viteve të kaluara të viteve 2014-2018, që kanë rezultuar jo kalues në provimin D3, duhet ta rihapin këtë provim. Kurse kandidatët e tjerë të para maturës 2014 që aplikojnë në A1Z, nuk do ta japin provimin e detyruar D3” thuhet në udhëzimin e Ministrisë së arsimit. Duke ulur numrin e provimeve me zgjedhje, ministria e Arsimit ika ulur edhe numrin e lëndëve të cilat do të jepen ne provim. Nga an tjetër provimet e detyruara duhet ë mbështetjen vetëm në kurrikulën bërthamë për të gjithë maturantët dhe të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të arsimit bazë dhe të atij të lartë. Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje janë të njëjta për të gjithë maturantët të që plotësojnë formularin A1/ A1Z.

Përzgjedhjet

Por sipas shifrave, pjesa me e madhe e maturanteve kanë zgjedhur degët e shkencave sociale, të ndjekur nga mjekësia dhe ekonomia. “Numri më i madh e ka psikologjia dhe sociologjia, ku 10 mijë maturantë e kanë zgjedhur, më pas biologjia me 6 mijë maturantë, dhe ekonomia”, vijon Vrapi. Krahas provimeve qershori i sivjetshëm është dhe periudhë zgjedhjesh. Autoritetet arsimore thonë se votimet nuk do të cenojnë procesin. Provimi i fundit mbyllet  6 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.