Maska për flokët me domate dhe aloe vera

Maska për flokët me domate dhe aloe vera
Përbërësit

Dy domate

 2 lugë gjellë vaj ulliri ekstra të virgjër

2 lugë çaji xhel aloe vera

 

Në një enë shtoni pak ujë dhe lëreni të vlojë, më pas shtoni domatet për dy a tre minuta në mënyrë që të qëroni më lehtësisht cipën e tyre.

Kalojini në përzierës elektrik dhe shtoni vajin e ullirit dhe xhelin e aloe vera-s derisa të formohet një pastë.

Aplikojeni pastën në kokë dhe për 30 minuta. Më pas i lani flokët si zakonisht. Përsëriteni këtë trajtim një herë në javë. Rezultati do u befasojë.

Maska me domate dhe vezë

Përbërësit

2 domate

 2 lugë gjelle vaj kastori

dy të verdha veze

 

Ngrohni për pak sekonda vajin e kastorit dhe shtoni gradualisht vezët, por pa i mpiksur. Në fund shtoni domatet e kaluara në rende dhe përzieni të gjithë përbërësit.

Pasi të krijohet maska, lyeni flokët me furçë nga maja tek rrënjët dhe mbajeni për një orë. Lani fillimisht kokën me ujë të vakët derisa të shpëlani maskën. Më pas përdorni shampon. Ky trajtim shërben po ashtu për të hequr zbokthin.