Marrja e mandatit nga 4 deputetë të LSI, Vasili: Punë gjallesash elektorale në kopshtin zoologjik të Ramës

Marrja e mandatit nga 4 deputetë të LSI, Vasili: Punë gjallesash elektorale në kopshtin zoologjik të Ramës
Katër deputetë të LSI-së morën sot mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor ndërkohë që ditën e nesërme ata do të betohen në seancën plenare që do të mbahet në Kuvend. Por a do i përjashtojë LSI-ja nga partia këta katër deputetë?

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së i quajti ata si gjallesa elektoral.

“Unë muhabet gjallesash elektorale nuk kam ndërmend që të bëj, nuk kanë lidhje me LSI-në. Në momentin që po shprehem kështu kam thënë gjithçka. Në kopshtin zoologjik të Edi Ramës u shtuan edhe ca gjallesa të tjera", u shpreh Vasili.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Ylli Shehut, Aurora Marës, Edmond Rrushit dhe Enver Roshit, të 4 kandidat nga lista shumemërore e LSI. /l.k./

Foto Google