MAL I ZI/ Koalicioni shqiptar fiton në Tuz, Nik Gjeloshaj zgjidhet në krye të komunës. Festë me flamuj kuqezi

MAL I ZI/ Koalicioni shqiptar fiton në Tuz, Nik Gjeloshaj zgjidhet në krye të komunës. Festë me flamuj kuqezi
Koalicioni “Malësia na bashkon” i tre partive shqiptare, ka fituar zgjedhjet në komunën e Tuzit në Mal të Zi.

Kandidati shqiptar Nik Gjeloshaj është zgjedhur kryetar, ndërsa shqiptarët kanë marrë 16 nga 32 mandate në këshillin komunal.

Gjeloshaj ka fituar përballë kandidates Mirza Pepic të partisë së Milo Gjukanoviçit.

Partitë shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike kanë marrë 3682 vota në zgjedhjet e djeshme.

Zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe numërimi është bërë pa incidente.

Tuzi është komuna e dytë e drejtuar nga shqiptarët, pas Ulqinit.

Pas fitores, shqiptarët janë derdhur në rrugë duke festuar deri në orët e vona me flamuj kuqezi.

Në Mal të Zi ka një numër të madh parish shqiptare që kanë garuar historikisht “për hesap të vet”, duke çuar në mungesë përfaqësimi në zgjedhje politike. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google