Makina përplas 77-vjeçarin me biçikletë në Korçë, arrestohet shoferi

Makina përplas 77-vjeçarin me biçikletë në Korçë, arrestohet shoferi
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku një makinë ka përplasur një 77-vjeçar cili përfundoi në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr 17 të qytetit të Korçës.

I moshuari me iniciale J. P., banues në Korçë, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Pasi aksidentoi 77-vjeçarin, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, megjithatë ai u ndalua pak kohë më vonë nga policia.

I lënduari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia shoqëroi në polici shoferin B. J., 63 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/f.ç/Gazeta Albanian Free Press/