Lexoni sot, e Premte 15 Mars 2019 në gazetën “Albanian Free Press”

Lexoni sot, e Premte 15 Mars 2019 në gazetën “Albanian Free Press”
FAJON: OPOZITA PO PËRMBUSH INTERESAT PERSONALE, SUNDIMI I LIGJIT NË NIVEL ASPAK TË KËNAQSHËM

EKSKLUZIVE

Intervistë për gazetën “Albanian Free Press” me eurodeputeten Tanja Fajon, analizon krizën politike në Shqipëri. Thotë se dialogu mbetet e vetmja mënyrë për një zgjidhje afatgjatë. Vlerëson se pavarësisht trazirave, Shqipëria e meriton të marrë dritën jeshile për hapjen në qershor, të negociatave me BE

 

OPINION

KRIZA POLITIKE KËRKON NJË ZGJIDHJE AKUTE

Nga LULZIM BASHA

Të gjithë jemi të vetëdijshëm, unë jam i vetëdijshëm, që vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe padyshim edhe politike. E cila ka shtyrë edhe opozitën drejt një vendimi të paprecedentë, por plotësisht legjitim, moral dhe politik dhe kurajoz, atë të largimit nga një parlament, tashmë i faktuar si produkt jo i votës së qytetarëve, por i bashkëpunimit sistematik dhe të shtrirë në të gjithë territorin e vendit, midis kupolës drejtuese të një partie politike dhe kupolës drejtuese të krimit të organizuar në Shqipëri.

 

KOMENT

SHTETI NË RRUGË

Nga FRROK ÇUPI

Në sjelljen e komitëve, tjetri nxirret në rrugë për tre arsye:

Ose për t’u vënë në pritë që ta vrasin; dhe kjo ka ndodhur shumë shpesh me njerëzit në vendin tonë, që nga politika e hershme post- Pavarësi e deri në ditët tona...

Ose për t’i zënë shtëpinë ku menjëherë hyjnë ata që e nxorën jashtë të zonë e saj. Edhe kjo ka ndodhur shpesh; zyrtarisht ndodhi në epokën e  e historisë së re të komunizmit ku të gjithë liderët e qeverisë së re u strehuan në shtëpitë luksoze të ‘armiqve’ borgjezë dhe intelektualë pro- perëndimorë.

 

INTERVISTA ME “ALBANIAN FREE PRESS”

Deputeti i dorëhequr i PD, Luçiano Boçi: Një protestë, nuk mund të quhet e tillë pa akte të forta

Luçiano Boçi, thotë se aktet sporadike nuk mund ta bëjnë pis protestën, sikurse një protestë, pa akte të forta nuk mund të quhet e tillë. Kurse shton: Qëllimi është i qartë, shembje e sistemit kriminal aktual qeverisës, rikthim në demokraci reale nëpërmjet përfaqësimit të vërtetë politik me një proces zgjedhor transparent e të ndershëm. Paralajmërimi: Rama duhet t’i bëjë llogaritë mirë. Mënyra se si dhe se për çfarë ka urdhëruar ai sejmenët e tij, janë një hedhje benzine zjarrit të protestës dhe si kusur ka për ta pasur një kundërpërgjigje shumë të fortë. Në një moment të dytë fishekzjarrët e plasëset e hedhura nga protestuesit kanë për t’iu dukur si lule

 

INTERVISTA ME “ALBANIAN FREE PRESS”

Ish-deputeti i PD, Bedri Hoxha: Ndërkombëtarët s’janë të imunizuar nga korrupsioni, një pjesë e tyre janë të kapur

Opozita sërish do të jetë nesër më 16 mars në protestë. Ajo vjen pas djegies së mandateve që hapi i vetëm që kishte mbetur, sepse opozita kishte kohë që nuk dukej në parlament. Për herë të parë pas 28 vitesh, është rikthyer sistemi monist në Shqipëri, pasi opozita në bllok shpalli vendimin për të dorëzuar të gjitha mandatet e deputetëve që kanë në Parlament. Tashmë situata në vend duket e tensionuar pasi ende nuk dihet se a mund të riformatohet Parlamenti dhe të krijohet një opozitë e re me deputetë të listës. Aktualisht jemi afër qershorit ku priten zgjedhjet lokale por edhe hapja e negociatave për në BE situata në vend duket e nderë. Ja si shprehet për këto problematika, ish-deputeti i PD, Bedri Hoxha.

 

Euro 2020: Kombëtarja, ëndrra e 6 pikëve për Marsin 

Kuqezinjtë nisin aventurën e kualifikueseve Euro 2020, me ndeshjet ndaj Turqisë e Andorrës. Gjashtë pikë në dy ndeshjet e para shihet si shansi i artë për t’i hapur rrugë kualifikimit të dytë historik

 

SUPLEMENT EXTRA

Eno Koço: Festivali i 11, shpërthimi për një kthesë të madhe

Vani Gjuzi: Nëse lind me talent, arrin shumë në jetë

 

PËRSIATJE

MOLLA E NDALUAR!

Nga Juela MEÇANI