Kuvendi i “luleve artificiale”, Manjani: Demokraci fals, Meta e Basha përgjegjës para partive të tyre, Rama përgjegjës para Shqipërisë!

Kuvendi i “luleve artificiale”, Manjani: Demokraci fals, Meta e Basha përgjegjës para partive të tyre, Rama përgjegjës para Shqipërisë!
Betimi në Parlamentin e Shqipërisë i Edmond Rrushi, Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi, që u bënë deputetë pas dorëzimit të mandatit nga deputetë të PD-së dhe LSI-së, reagon edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një status në rrjetin social Manjani shkruan: “Që të bëjmë dallimin:

Ata që i futën në lista këto emra që pranojnë të bëjnë lulet artificiale të këtij varrezë-parlamenti, kanë përgjegjësi të rëndë politike para partive dhe votuesve të tyre!

Pra e thënë më troç: Ilir Meta e Lulzim Basha janë përgjegjës para partive të tyre!

Ndërsa blerja që po ju bën pushteti për të krijuar demokraci fals e bën këtë të fundit, pra pushtetin, përgjegjës para Shqipërisë dhe historisë së saj!

Që do të thotë: Edi Rama është përgjegjës para Shqipërisë!

Dallimi është i madh, për të gjithë ata që kanë të parë Shqipërinë dhe jo Partinë!

Nga ana tjetër, të gjithë bashkë i janë borxhli demokracisë, pa asnjë dyshim!” /l.k./