Kukësi-Partizani, beteja e mbetur për titull

Kukësi-Partizani, beteja e mbetur për titull
Teuta dorëzohet papritur, në betejën e mbijetesës Kastrioti presion Luftëtarit  

Kukësi do të vijojnë betejën për titull, me verilindorët që kanë përfituar ngakjo javë, duke ngushtuar diferencën në krye. Limaj, Dzaria dhe Rama shënuan golat e fitores së pastër, 3-0 në favor të Kukësit, ndaj Luftëtarit. Kjo fitore bëri që  verilindorët ta shohin veten 6 pikë pas kryesuesve të Partizanit. Të kuqtë u ndalën në derbi me Tiranën, në barazim 0-0, rezultat prej të cilit nuk përfitoi dot Teuta.

“Djemtë e detit” u ndalën në barazim 2-2 me Skënderbeun në “Niko Dovana”, duke mbetur ndjeshëm pas dy kryesuesve, plot 10 pikë pas Partizanit, që ashtu siç ishte paralajmëruar, do të jetë të vetëm në garë për titull: pra mes Partizanit dhe Kukësit. E ngjashme shihet edhe beteja për mbijetesë, mes Kastriotit dhe Luftëtarit, që kanë ngushtuar diferencën pas rezultateve të javës së fundit.

Kategoria Superiore

Java e 24-ët/Dje

Kamza-Laçi                          1-1

Flamuratri-Kastrioti         1-1

Të premten

Tirana – Partizani             0-0

Të shtunën

Teuta- Skënderbeu           2-2

Kukësi-Luftëtari               3-0

 

Klasifikimi

Partizani              50

Kukësi                  44

Teuta                    40

Laçi                       36

Skënderbeu        34

Flamurtari          34

Tirana                  29

Luftëtari              25

Kastrioti              21

Kamza                  17