KUALIFIKUESET EURO 2020/ Ronald Koeman, leksion pas një “revolucioni”

KUALIFIKUESET EURO 2020/ Ronald Koeman, leksion pas një “revolucioni”
Holanda e mbështetur tek të rinjtë e shumtë të talentuar ndonëse e humbi 3-2 ndeshjen e fundit me Gjermaninë, është rikthyer në nivelet e saj më të larta

Nga Aranit Muraçi

Holanda, një ndër skuadrat me histori të madhe në futbollit botëror, mungoi në dy eventet e fundit të mëdha, Euro 2016 dhe Rusi 2018. Për t’u rikthyer në nivelet më të larta, kjo skuadër emëroi në muajin shkurt një emër të shquar të futbollit holandez ndër vite, Ronald Koeman, i cili kaloi një eksperiencë pozitive si trajner në Premier League. Holandezët bënë një revolucion të jashtëzakonshëm, për një periudhë të shkurtër, dhe morën rezultatet e para. Ata e mbyllën në krye të grupit fushatën e Ligës së Kombeve, duke lënë pas Francën dhe Gjermaninë, dhe i nisën kualifikueset Euro 2020, me një fitore bindëse 4-0 ndaj Bjellorusisë. Por ndonëse e humbën me Gjermaninë, në ndeshjen e dytë, 3-2, pas një goli në kohë shtesë, tulipanët zhvilluan një ndër ndeshjet e tyre më të mira, duke dominuar lojën dhe ishin ata më pranë fitores. Trajneri holandez flet për revolucionin e kryer, ku ai thotë se Holanda ndryshoi tërë sistemin, duke iu besuar emrave të rinj e të talentuar që fatmirësisht gjendjen me shumicë te klubet më të mëdha, Ajaks e PSV. “Për të ndryshuar sistemin, së pari, ne luajtëm me pesë mbrojtës. Më pas ndryshuam sërish, duke luajtur me katër mbrojtës.” Trajneri holandez thotë se është normale që një skuadër të mos qëndrojë gjithnjë në nivele të larta. “Jo vetëm Holanda, çdo ekip, kalon periudha të ndryshme. Ka periudha ku talenti mungon dhe niveli bie. Por, për një trajner bëhet më e vështirë, nëse mungojnë lojtarët e rinj dhe zhvillimi i tyre ngec në klubet ku ata bëjnë pjesë.” Vitet e fundit Holanda u bazua në emra si Van Persie, Van der Vaart, Sneijder e Robben, koha e të cilëve ka perënduar.  Por falë sistemit që siguron talentë, Koeman beson se ka zbuluar emra të tjerë të denjë si pasues të tyre. Mes tyre figurojnë talent e Ajaksit, që kualifikuan ekipin e tyre në çerekfinale të Champions, duke eliminuar kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid. Skuadra e tij ka edhe emra me eksperiencë,  me gërshetimin e të cilëve tulipanët synojnë të rikthehen sërish në majat e futbollit botëror. “Virgil van Dijk, kapiteni, apo Gini Vijnaldum e Kevin Strootman”, thekson Koeman, i cili suksesin e Holandën e bazon tek lojtarët që dhanë prova me Ajaksin, pas fitores së bujshme 4-1 kundër Real Madrid.

 

Ndeshjet e para kualifikuese Euro 2020

21 Mars

Grupi C: Holandë-Bjellorusi 4-0, Irlandë V.-Estoni 2-0

Grupi E: Kroaci-Azerbajxhan 2-1, Sllovaki-Hungari 2-0

Grupi G: Austri-Poloni 0-1, Maqedoni-Letoni 3-1, Izrael-Slloveni 1-1

Grupi I: Belgjikë-Rusi 3-1, Kazakistan-Skoci 3-0, Qipro-San Marino 5-0

22 Mars

Grupi A: Angli-Çeki 5-0, Bullgari Mali i Zi 1-1

Grupi B: Portugali-Ukrainë 0-0, Luksemburg-Lituani 2-1

Grupi H: Moldavi Francë 1-4, Andorra-Islandë 0-2, Shqipëria-Turqi 0-2

23 Mars

Grupi D: Gjeorgji-Zvicër 0-2, Gjibraltar-Irlandë  0-1

Grupi F: Spanjë-Norvegji 2-1, Suedi-Rumani 2-1, Maltë-Ishujt F. 2-1

Grupi J: Itali-Finlandë 2-0, Bosnia-Armeni 2-1, Liechtenstein-Greqi 0-2

24 Mars

Grupi C: Holandë-Gjermani 2-3, Irlandë V.-Bjellorusi 2-1

Grupi E: Uells-Sllovaki 1-0, Hungari-Kroaci 2-1

Grupi G: Izrael-Austria 4-2, Poloni – Latoni 2-0, Slloveni-Maqedoni 1-1

Grupi I: Kazakistan-Rusi 0-4, San Marino-Skoci 0-2, Qipro-Belgjikë 0-2

25 Mars

Grupi A: Mali i Zi-Angli 1-5, Kosovë-Bulgari 1-1

Grupi B: Portugali-Serbi 1-1, Luksemburg-Ukrainë 1-2

Grupi H: Turqi-Moldavi 4-0, Francë-Islandë 4-0, Andorrë-Shqipëri 0-3

26 Mars

Grupi D: Zvicër-Danimarkë 3-3, Irlandë-Gjeorgji 1-0

Grupi F: Maltë-Spanjë 0-2, Norvegji-Suedi 3-3, Rumani Ishujt Faroe 4-1

Grupi J: Armeni-Finlandë 0-2, Itali-Liechtenstein 6-0, Bosnia-Greqi 2-2