"Kryetari i Bashkisë së Vlorës është marrë peng me pistolet në kokë", Berisha zbulon mesazhin dhe autorin

"Kryetari i Bashkisë së Vlorës është marrë peng me pistolet në kokë", Berisha zbulon mesazhin dhe autorin
Në vijim të denoncime, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme mesazhin e një qytetari i cili shprehet se pak ditë më parë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është marrë peng nën kërcënimin e armës.

Sipas qytetarit dixhital ngjarja është fshehur nga policia dhe Leli është marrë peng nga Arben Licaj duke kërcënuar edhe 3 juristët e bashkisë.

Postimi i plotë:

Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!

Ai eshte anetar i bandave kriminale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha. Vlora eshte ne ditet me te keqija te terrorit.Prej dy javesh policia e vlores po mban te fshehur nje ngjarje kriminale. Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise. Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vellain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjeter ne qytet. Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes. Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur. Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj. Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.

/f.ç/Albanian Free Press Online/