Kryen 20 grabitje me vlerë 250 mijë euro, kapen “super-skifterët” shqiptarë

Kryen 20 grabitje me vlerë 250 mijë euro, kapen “super-skifterët” shqiptarë
Kryen më shumë se 20 vjedhje shtëpishë brenda tre muajve, arrestohen super-skifterët shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se në disa raste, grabitjet degjeneruan në plaçkitje dhe sulme të dhunshme ndaj viktimave që i zbuluan.

Po sipas tyre, policia italiane ka arrestuar 6 shqiptarë, pjesë e një bande të specializuar vjedhjesh, të kryera ndërmjet gushtit dhe tetorit 2018 në Bolonjë, Casalecchio, Castenaso dhe Granarolo.

Ata kanë kryer plaçkitje që tejkalojnë shumat prej 250 mijë eurosh, përfshirë edhe para, bizhuteri dhe mallra të tjerë.

Të ndaluarit janë; Ridvan Kerci, 31vjeç, Elton Mhilli, 26 vjeç, Daniel Lleshaj, 22 vjeç, Mark Pergjeci, 26 vjeç, Rudolf Plishta, 32 vjeç dhe Erjon Trashaj, 25 vjeç. /l.k./

Marrë nga http://www.bolognatoday.it