Kryeministri nesër në Shkodër/ Paralajmërimi i Ademit: Edi Rama, mos e provoko Shkodrën e shkodranët! Ne nuk harrojmë!

Kryeministri nesër në Shkodër/ Paralajmërimi i Ademit: Edi Rama, mos e provoko Shkodrën e shkodranët! Ne nuk harrojmë!
Nesër kryeministri Edi Rama do të jetë për vizitë në qytetin e Shkodrës, ku do të takohet me strukturat e PS-së në këtë qytet për zgjedhjet vendore.

Për këtë ka ardhur edhe reagimi i kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, e cila në një mesazh në rrjetin social shkruan: “Pak orë pasi shembi piedestalin ku do të vendosej shtatorja e Skenderbeut në 575- vjetorin e Kuvendit të Lezhës, Edi Rama vjen të provokojë Shkodrën. Ai që e quan veten kryeministër, sepse shkodranët ia kanë hequr vizën me kohë, do të organizojë një takim partie me strukturat e mbetura të “Rilindjes” së tij që zëvendësoi PS-në, ndjesë pastë. Për ironi të fatit, në qytetin që e la nën pushtetin e krimit nga 2013-a, do të vijë bashkë me ministrin e brendshëm. Në qytetin ku ministrja e tij e arsimit nuk denjoi të takojë studentët, Rama vjen përsëri me Shahinin e tij në krah!!! Askush më mirë se shumica e shkodranëve, nuk e njohin më mirë fytyrën e vertetë të Edi Ramës. I dënoi me mungesë investimesh, i dënoi me papunësinë, i dënoi me emigracionin ekonomik, i dënoi edhe me kafshatën e gojës duke iu hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve.... Edi Rama, mos e provoko Shkodrën e shkodranët! Ne nuk harrojmë!”, shkruan me të tjerave Ademi. /l.k./