Kryemadhi me strukturat në Tiranë: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi me strukturat në Tiranë: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar se shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Kryemadhit zgjedhjet do të zhdukin fenomenin e çdo njeriu që kërkon të marrë pushtet dhe ta zaptojë pushtetin për interesat e veta.

“Do të jenë zgjedhje të cilat do të ndërtojnë sistemin e vlerave, do të ndërtojnë sistemin e barabartë të institucioneve dhe do të ndërtojnë atë për të cilën ne kemi luftuar, lirinë. Lirinë tonë nuk na e merr dot, as nuk na e blen dot dhe as nuk na e shet dot njeri”, u shpreh kryetarja e LSI.

Ndërsa ftoi qytetarët në protestën e 16 marsit, Kryemadhi tha se qeveria sado të përpiqet me presionet e saj nuk do të ndalojë dot shqiptarët të dalin masivisht kundër kryeministrit Rama.

“Data 16 mars nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë ne atje por  ka rëndësi për të treguar se gjithë Shqipëria është aty. Le ti bllokojë rrugët, le të sekuestrojë autobusë, le të mos e nisë dhe trenin, le të mbyllë dhe taksitë por zemrën e shqiptarëve ai njeri nuk e ndalon dot dhe këmbët e shqiptarëve nuk i ndalon dot. Do të ecin me kilometra të tëra për të ardhur dhe për ta rrëzuar qeverinë e krimit, jo individin, jo njeriun por do të rrëzojmë institucionin e krimit që instaloi me paratë e drogës dhe me veglat dhe duart e kriminelëve.16 marsi është shumë i rëndësishëm për të qenë atje, çdo shqiptar do të dalë për shtëpinë e tij”, deklaroi Kryemadhi./f.ç/Albanian Free Press Online/