Kryemadhi: Krimi i organizuar ka hyrë në ekonomi, shteti është i kalbur, s’ekziston

Kryemadhi: Krimi i organizuar ka hyrë në ekonomi, shteti është i kalbur, s’ekziston
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LRI-së në njësinë Nr2 në Tiranë, ku ka deklaruar se ekonomia është përtokë dhe se 94 % e shqiptarëve mendojnë se vendi është më i varfër nga ç’ka qenë.

“Kjo është si puna e sezoneve të provimeve. Puna e LSI-së do të jetë në kontakt me njerëzit, është diagnostikuar e keqja e shqiptarëve dhe duhet vetëm ilaçi i duhur që shkatërron krimin. Në qoftë se krimi i organizuar ka futur duart në shëndetësisë ka marrë paratë dhe ndërkohë të gjithë mjekët në kushtet mizerabele marrin plaçkat dhe iki në Gjermani. Krimi i i organizuar ka hyrë në ekonomi dhe ju po e shikoni sesi shumë ekonomi janë falimentuar. Ka ndodhur një kalbëzim i shtetit që nuk ekziston më.

Nuk do ndalemi, tani puna jonë është me njerëzit. 94 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë”, tha mes të tjerave kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. /l.k./

Foto Google