Kryemadhi i drejtohet policëve: uniforma do t’ju bëjë duart me gjak, nuk na tremb as plumbi

Kryemadhi i drejtohet policëve: uniforma do t’ju bëjë duart me gjak, nuk na tremb as plumbi
Në fjalimin e saj përpara protestuesve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se qeveria e Kryeministrit Edi Rama ka dështuar në të gjitha drejtimet.

“Rama dështoi me vendet e reja të punës. Rama dështoi me taksat, Rama dështoi me policinë. Turp më të madh nuk ka kur policia pranon vetë se ka shkelur ligjin dhe ka sulmuar qytetarët e saj”.

Duke vijuar, ajo iu drejtua efektivëve të Policisë së Shtetit që kanë rrethuar godinën e parlamentit dhe kanë ngritur kordonin njerëzor përballë protestuesve.

“Një thirrje për policët: E dimë shumë mirë që mezi ushqeni fëmijët tuaj, mezi paguani dritat e ujin e s’bëhet fjalë më për shpenzime të tjera. Mos e mbani më uniformën veshur se do t’ju njollosë e do bëjë duart me gjak me njerëzit e qytetarët... Mos kujtoni se qytetarët tremben nga gazi lotsjellës. As plumbat s’kanë për t’i ndaluar qytetarët, siç nuk i ndaluar në 97, sepse e drejta është me ne me qytetarët me të rinjtë e të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri” ishte thirrja e kryetares së LSI-së.

Ajo akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin se ka helmuar popullin e tij.

“Të helmosh motrat e vëllezërit e tu ka dy arsye ose je kriminel e vrasës ose je i çmendur. ky njeri i ka të dyja. Ky njeri ka një problem shumë të madh, nuk e do vendin e tij dhe i urren qytetarët e tij”, tha Kryemadhi. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google