KQZ merr vendimin: U jepet mandati katër deputetëve të rinj të LSI-së. Nesër betohen në Kuvend

KQZ merr vendimin: U jepet mandati katër deputetëve të rinj të LSI-së. Nesër betohen në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’u japë mandatin e deputetit katër kandidatëve që kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit dhe janë në listën shumëemërore të LSI-së.

Deputetët e rinj do të jenë Ylli Shehu në Tiranë, Aurora Mara në Dibër, Enver Roshi në Elbasan dhe Edmond Abazi në Tiranë.

Ata do të zëvendësojnë deputetët Endrit Braimllari, Përparim Spahiu, Edmond Haxhinasto dhe Floida Kërpaçi.

Katër kandidatë nga lista shumëemërore e LSI-së kanë dorëzuar disa ditë më parë formularët e vetëdeklarimit.

Vetëm në vetëdeklarimin e Ylli Shehut u konstatua një dënim me gjobë perej 200 mijë lekësh, por kjo nuk ishte problem për të “minuar” marrjen e mandatit.

Të katër deputetët e rinj pritet të betohen nesër në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, e lajmëruar në orën 10.00.

Ky është hapi i fundit, pas së cilës ata do të ulen në karriket e lëna bosh nga deputetët e dorëhequr të LSI-së.

Kryetyarja e LSI-së i ka konsideruar “tradhtarë” ata që do të marrin mandatet e braktisura nga deputetët e partisë së saj, por megjithatë vendet kanë nisur të plotësohen.

Katër deputetët e rinj do t’i bashkohen deputetit që nuk e ka lënë mandatin, Lefter Koka, duke e çuar në pesë numrin e “tradhtarëve” të LSI-së në Kuvend. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google