KQZ/ Hapet “loja”, edhe katër kandidatë të tjerë të PD dhe LSI-së kërkojnë mandatet vakante

KQZ/ Hapet “loja”, edhe katër kandidatë të tjerë të PD dhe LSI-së kërkojnë mandatet vakante
Katër kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar mandatet e deputetit, të lëna bosh nga opozita.

Sot kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit Majlinda Halilaj për Qarkun e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo për Qarkun e Korçës.

Të dy kandidatët kërkojnë mandate të Partisë Demokratike.

Ata do t’i bashkohen Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit, që nuk i kanë dorëzuar mandatet dhe Lefter Maliqit, që gjithashtu ka plotësuar formularin, duke e çuar numrin e mandateve të plotësuara të PD-së në pesë.

Gjithashtu sot kanë dorëzuar formularët në KQZ Elda Hoti, kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Qarkun e Gjirokastrës.

Dy kandidatet kërkojnë mandatet e LSI-së për këto dy qarqe.

Në këtë mënyrë, numri i mandateve të plotësuara të LSI-së pritet të arrijë në shtatë.

Në total, bëhen 12 deputetë të opozitës që kanë mbetur ose kanë pranuar të hyjnë në parlament. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google