KOMBËTARJA/ Panucci: Urime Ranierit, me Shqipërinë deri në nëntor

KOMBËTARJA/ Panucci: Urime Ranierit, me Shqipërinë deri në nëntor
"Te Roma kam përjetuar emocione unike”, theksoi trajneri i Kombëtares së Shqipërisë.

Panucci mohoi zërat që flisnin se ai do të zëvendësonte Eusebio Di Francesco, i shkarkuar pak ditë më parë, ndërkohë që vendin e tij e mori Claudio Ranieri.

“Ranieri e njeh shumë mirë mjedisin, është Roman, mund të jetë një “mjek” i mirë, ka përvojë të madhe”, tha Panucci.

Edhe pse ka luajtur në Madrid, Milano, Londër, një mjedis si Roma Panucci shtoi se nuk e ka hasur askund.

“Nuk e kam gjetur kurrë: emocionet te Roma janë unike.”

Panucci rikthehet të mërkurën në Tiranë për planet e Shqipërisë, në Euro 2020.

“Jam shumë i lumtur, deri në nëntor kam një kontratë me një federatë shumë serioze. Më tej nuk e di”, përfundoi trajneri kuqezi, i cili duket se i është mirënjohës FSHF-së, që i besoi vazhdimin e karrierës sipas kontratës, pavarësisht kritikave dhe paraqitjeve gjatë vitit të kaluar.