Këshilltarët në Durrës nuk i binden LSI, shkojnë në mbledhje

Këshilltarët në Durrës nuk i binden LSI, shkojnë në mbledhje
Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak në Durrës është zhvilluar normalisht pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ishte prezent me disa nga këshilltarët e saj.

PD-ja e bojkotoi mbledhjen me urdhër të qendrës, ndërkohë surprizë ishte prezenca e të përzgjedhurve të LSI-se, pavarësisht se kjo forcë politike ka urdhëruar mospjesëmarrjen.

Prezenca e këshilltarëve bashkiakë nën siglën e LSI justifikohet me faktin se ata janë vënë në listë nga personi dikush tjetër dhe jo nga partia pra ata nuk marrin urdhër politik nga kjo forcë politike por nga ai që i ka vendosur.

Në mbledhjen e radhës ishin të pranishëm 27 këshilltarë nga 51 që ka këshilli bashkiak i Durrësit, nga këta 6 (13) ishin të LSI dhe 20 të PS-së dhe aleatëve./l.k./

Foto Google