Kërkohej për një vrasje në Vlorë, arrestohet në kufirin italo-francez shqiptari

Kërkohej për një vrasje në Vlorë, arrestohet në kufirin italo-francez shqiptari
Policia e Torinos ka arrestuar në kufirin që ndaj Italinë me Francën, një të kërkuar shqiptar, pasi akuzohej për vrasjen me paramendim të kryer në bashkëpunim, prodhim të armëve dhe municioneve luftarake, ngjarje kjo e qershorit e 2018 në qytetin e Vlorës.

Policia italiane dhe ajo franceze e ndaluan shqiptarin dje rreth orës 09:30 në një autobus që ishte drejtuar për në shtetin alpin.

Ai tentoi të arratisej duke u përpjekur të kalojë tunelin në këmbë, por është ndaluar nga forcat e rendit.

Pas ndalimit janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare, për të cilin ka lëshuar edhe urdhrin e ndalimit ndërkombëtar.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rrezikon rreth 25 vjet burg. /l.k./

Marrë nga www.quotidianopiemontese.it