Kërkohej në të gjithë Evropën, kapet 44-vjeçari shqiptar

Kërkohej në të gjithë Evropën, kapet 44-vjeçari shqiptar
Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Europoli për llogari të drejtësisë shqiptare është arrestuar nga policia italiane.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte fshehur në Ostia.

Ai është shpallur në kërkim evropian nga autoritetet shqiptare në vitin 2016.

44 -vjeçari shqiptar u dërgua në burgun Regina Coeli, ku do të vuajë dënimin me gati 5 vjet burgim. /l.k./

Marrë nga www.romatoday.it