Kaztro Zizo tregon “divorcin” e tij të bujshëm! “Pati një moment që degradova, u zgjova një mëngjes...”

Kaztro Zizo tregon “divorcin” e tij të bujshëm! “Pati një moment që degradova, u zgjova një mëngjes...”
Kastro Zizo ka pranuar shpesh mbi varësinë e tij nga alkooli, apo edhe për pirjet e tjera të dëmshme,  dhe ndonëse ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta lënë, s`ia ka dalë plotësisht mbanë.

U bë 5 muaj që nuk abuzoj më me alkoolin. Pati një moment që degradova! U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime” pohoi artisti.

Ky vendim i Kastros erdhi edhe si pasojë e reagimit që merrte nga miqtë e tij kur e shihnin të alkoolizuar.

Vendimin thotë se e mori pas një reflektimi të gjatë me vetveten.

Po shkaktoja dhimbje tek njerëzit e mi më të afërt apo që doja më shumë dhe i thashë vetes se unë nuk jam kaq i vogël, nuk mund t`ia lejoj një lëngu të më mposhtë. Ndoshta ishte dhe bashkëshortja ime irreale përgjatë shumë viteve, që ka dhënë e ka marrë nga mua, por kur vjen momenti duhet të divorcohesh dhe unë kam një natyrë që nuk e kthej më kokën pas” deklaroi Zizo.