Kapet në Kakavijë ukrainasi i kërkuar nga Interpoli për vrasje, udhëtonte me pasaportë greke false

Kapet në Kakavijë ukrainasi i kërkuar nga Interpoli për vrasje, udhëtonte me pasaportë greke false
Policia ka arrestuar një shtetasi të huaj dje në Kakavijë pasi rezulton i kërkuar nga Interpoli.

Maryan Yatsula 28 vjeç, i lindur në Ukrainë, ishte paraqitur mëngjesin e datës 3 mars me dokumente udhëtimi me pasaportë greke me emrin Dimitrios Kantzelis dhe gjatë verifikimit në Interpol kjo pasaportë rezulton e vjedhur dhe i përket një shtetasi tjetër grek.

Gjatë verifikimeve të pasaportës 28-vjeçari  ka kundërshtuar  punonjësit e policisë kufitare në vijën e dytë, duke tentuar të largohet por është arrestuar prej tyre në flagrancë.

Pas verifikimit të shenjave të gishtave në sistem u zbulua edhe identiteti i tij i saktë. /l.k./

Foto Google