Kapen në laboratorin e drogës në Tiranë, trafikantët me pseudonimet “Loli” dhe “Pipo”

Kapen në laboratorin e drogës në Tiranë, trafikantët me pseudonimet “Loli” dhe “Pipo”
Dy persona u arrestuan në një laborator heroine e kokaine që u zbulua në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë pas operacionit “Laboratori” u vunë në pranga trafikantët e njohur me pseudonimet “Lori i Verës” dhe “Pipo”.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 1 kilogramë e 864 gramë heroinë, 200 gramë kokaine, lekë e sende që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Në pranga Janë vënë: F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë

Si dhe u proceduan penalisht për veprën penale ‘Moskallëzim Krimi’, shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje narkotikesh’.

“Për këtë aktivitet kriminal personat kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike Heroine dhe Kokaine dhe më pas ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Në momentin e ndërhyrjes shtetaseve F.N dhe P.P gjatë kontrollit fizik policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash, ku më pas kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi një pjesë ishte e përgatitur në 353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike”, deklaron zyrtarisht policia. /l.k./

Foto Google