Kapen me 400 mijë euro drogë, arrestohen dy shqiptarët

Kapen me 400 mijë euro drogë, arrestohen dy shqiptarët
Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë në rajonin e Firences, pasi janë kapur me 8 kg heroinë.

Shoferi i automjetit, një 25 vjeçar shqiptar, bëri manovrime të çuditshme në përpjekje për t'iu shmangur kontrollit të policisë e cila kishte ngritur një pikë kontrolli.

Megjithatë, gjithçka ishte e pasuksesshme, pasi u ndalua menjëherë nga policia.

Brenda mjetit në dy vende të ndryshme u gjetën 1.1 kg heroinë.

Hetimet nuk u kufizuan vetëm me kërkimin e makinës, por edhe në vendbanimin e 25 vjeçarit shqiptar, në gjendet në qytetin e afërt të Greve në Chianti.

Në shtëpi, e shndërruar në një lloj laboratori për paketimin e drogave, ishte një 33 vjeçar, gjithashtu shqiptar, i cili u ndalua më pas nga policia.

Forcat e rendit zbuluan edhe 7.2 kg heroinë, materiale për presimin e drogës, peshore elektronike, përzierës, materiale për paketimin e dozave. /l.k./

Marrë nga http://www.firenzetoday.it/