Juve merr arratinë, heroi shqiptar ndaj Romës dëmton shpatullën

Juve merr arratinë, heroi shqiptar ndaj Romës dëmton shpatullën
Seria A/Milan i merr vendin e tretë Inter

Lazio pas fitores së pastër dhe të thellë në derbi ndaj Romës, duhet të vlerësojë gjendjen e Strakoshës dhe të Strakosha e Correa, që e mbyllën ndeshjen me probleme dëmtimi. Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, pas një paraqitje tjetër të shkëlqyer në një prej fitoreve që tifozët lacialë e prisnin prek kohësh, ndodhet në infermieri. Sipas stafit mjekësor të Lazio, ai ka pësuar një traumë në shpatull. Lidhur me gjendjen e fundit të portierit, priten ekzaminimet mjekësore, për të mësuar shkallën e dëmtimit. Caicedo, Immobile me 11-metërsh, si dhe Cataldi shënuan për Lazio, ndaj Romës.

Kjo fitore ngjiti Lazio në vend të gjashtë, tre pikë pas Romës. Humbja e Romës vë në vështirësi trajnerin Di Francesco, i cili konsiderohet shumë pranë shkarkimit. Milan me fitoren 1-0 ndaj Sasuolo mori vendin e tretë. Inter humbi në javën e 26-të të Seria A me Kaljari, 2-1, duke zbritur në vend të katërt. Pas humbjes në prag shkarkimi shihej edhe trajneri i zikaltërve, Spalleti.

Java e Seria A u mbyll me krye-ndeshjen Juve-Napoli, në përpjekjet e fundit të napolitanëve për të ngushtuar diferencën me kryesuesit, që ndodhshehin13 pikë para tyre në klasifikim. Juve fitoi 2-1, duke u shkëputur plot 16 pikë dhe praktikisht, titulli kampion konsiderohet thjesht një formalitet.

Hysaj luajti 90 minuta ndaj Juves,m por ishte i pafuqishëm sikurse shokët e tij të Napolit për të frenuar "Zonjën e Vjetër".

Pjanic dhe Emre Can realizuan dy golat e fitores për bardhezinjtë.