Jonida Maliqi "e zbuluar" ngre fansat në peshë, i del “në plan të dytë” klipi dhe kënga fituese

Jonida Maliqi "e zbuluar" ngre fansat në peshë, i del “në plan të dytë” klipi dhe kënga fituese
Jonida Maliqi, pas triumfit në Festivalin e Këngës në RTSH, po përgatitet seriozisht për "Eurosong".

Ajo po merret me momentet e fundit rreth videoklipit të këngës me të cilën prezanton Shqipërinë në Eurovizion.

“Energji, Emocion, Pasion, Interpretim, Dashuri... për një qëllim të vetëm,” – ka shkruar ajo, përmes një mesazhi në Instagram, për ndjekësit e saj të shumtë, të cilëve, duhet theksuar fakti, se më shumë iu ka tërhequr vëmendje trupi i saj paksa i zbuluar dhe tatuazhi e saj. Madje disa e kanë pyetur me kureshtje se “ku e ka bërë tatuazhin?”, si dhe ka pasur edhe disa që i kanë bërë komplimente për “trupin e bukur”.

Duke anashkualuar këngën, disa kanë harruar t’i thonë “suksese” në Eurosong.

“KTHEJU TOKËS” vjen së shpejti, ka qenë ajo çka ka dashur të shprehë Jonida, rreth këngës së saj fituese që po kthehet në klip, teksa ka preferuar që kënga e titulli i saj të mbeten në shqip, para performancës në fund të pranverës, në Eurosong, që këtë vit zhvillohet në Izrael.