Iu anullua leja e qëndrimit, gazetarja britanike sqaron situatën: Thjesht raportova situatën politike në Shqipëri

Iu anullua leja e qëndrimit, gazetarja britanike sqaron situatën: Thjesht raportova situatën politike në Shqipëri
Gazetarja britanike, Alice Elizabeth Taylor ka folur mbrëmjen e sotme për mohimin e leje qëndrimit në Shqipëri me motivin sipas saj se ka shkruar me nota kritike për qeverinë.

Nga studio e oranews Taylor tha se pavarësisht se i ishte thënë se leja e qëndrimit do të rinovohet, gjithçka ndryshoi pas raportimit për "Russia Today".

Mundet mbase të jetë koincidencë sepse vetëm disa ditë pasi raportova për Russia Today, çuditërisht leja e qëndrimit nuk rinovohet. Por, unë si gazetare nuk e besoj këtë. Përpara se të ndodhte kjo, më është thënë që çdo gjë është në rregull dhe se leja do të rinovohet. Më vonë, nga njëjta zyrë më thuhet se dikush më lart se drejtori i zyrës së emigracionit, më thanë se leja është anuluar. Thjesht fakti se si një gazetar nuk i lejohet të raportojë në lidhje me çfarë do lloj teme pa u etiketuar si spiun për ndonjë shtet, është thjesht e frikshme. Unë  dhashë disa informacione mbi situatën politike në Shqipëri për Russia Today” tha gazetarja.

/f.ç/Albanian Free Press Online/