Ishte dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë

Ishte dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë
Një 49 vjeçar, banues në Tiranë u arrestua nga policia pasi rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I prangosuri M.K. rezulton i dënuar në Itali me 14 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

"Autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. /l.k./

Foto Google