Incidente në Kamëz/Tifozët futen në fushë, sulmohet gjyqtari i ndeshjes (ndërhyn Policia e Shtetit)

Incidente në Kamëz/Tifozët futen në fushë, sulmohet gjyqtari i ndeshjes (ndërhyn Policia e Shtetit)
Mbyllet me akte dhune ndeshja në Kamëz, mes ekipit vendas dhe Laçit. Tifozë të irrituar janë futur në fushë pas ndeshjes, që u mbyll në barazim 1-1.

Gjyqtari kryesor Eldorjan Hamiti u sulmua nga disa persona që u futën në fushë, pas ndeshjes. Shkak u bë një 11-metërsh që ai dha në fund të takimit, në kohë shtesë, në favor të Laçit, kur ndeshja ishte 1-0 për vendasit. Najdenov shënoi për Laçin dhe i hoqi dy pikë Kamzës, që pati shënuar me Sabino Plakun në pjesën e dytë.

Stjuardesat e patën të vështirë të vinin nën kontroll tifozët, pas hyrjes së tyre në fushë dhe sulmit ndaj gjyqtarëve, çka u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit. Ndeshjet e këtij sezoni, ndryshe nga ato të kaluarat, sigurohen nga rojet private. Por ka qenë Presidenti i ekipit të Kamzës, Naim Qarri, ai që ndërhyri i pari e ndali dhunën e tifozëve, pasi me hyrjen e tyre situata mund të kishte degjeneruar në akte dhunë ekstreme.

Kjo ndeshje problematike ishte e vlefshme për javën e 24-ët në Kategorinë Superiore. Kamza luante kartat e fundit të mbijetesës, pasi mbyllte klasifikimin tre pikë pas Kastriotit. Barazimi jep shanse të pakta mbijetese për ekipin e Kamzës. Sa për ngjarjet, sigurisht do të jetë disiplina që do të shqytrtojë fatet e këtij takimi.

Kamza-Laçi 1-1

Shënues: 55’ Plaku/ 95’ Najdenov (11-m)

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani, Rezi, Malaj, Mehmeti (Orelesi 87’), Zisi (Mumajesi 46’), Plaku, Martinena (Arabal ‘77). Trajner: Gentian Stojku.

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Eller, Jonuzi (Domgjoni 66’), Najdenov, Çokaj,  Shtubina, Okpotu. Trajner: Besnik Prenga

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Rudin Preça, Ani Koçiaj, Olsi Sokoli