I kërkuar për vrasjen në Athinë, polaku arrestohet në Kakavijë duke tentuar të kalonte kufirin

I kërkuar për vrasjen në Athinë, polaku arrestohet në Kakavijë duke tentuar të kalonte kufirin
Një shtetas polak, i cili akuzohet si i përfshirë në një vrasje në Athinë është arrestuar nga autoritetet kufitare në Kakavijë.

Burimet bëjnë të ditur se i arrestuari tentoi të kalonte kufirin nga Shqipëria për në Greqi me identitet të rremë.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por mësohet se shtetasi polak është në kërkim nga Interpol.

/f.ç/Albanian Free Press Online/