Hodhi nga çatia anglezin teksa punonin, 23-vjeçari do të jetë shqiptari i parë që ekstradohet në Britaninë e Madhe

Hodhi nga çatia anglezin teksa punonin, 23-vjeçari do të jetë shqiptari i parë që ekstradohet në Britaninë e Madhe
I akuzuar për vrasje në prill të vitit të shkuar në Londër, Elton Sefa do të jetë shqiptari i parë i cili ekstradohet drejt Anglisë.

23-vjeçari vrau punëtorin John Woodward, 47 vjeç, i cili u gjet i vdekur poshtë një godine, në të cilën po punonte bashkë me shqiptarin.

Sipas hetimeve, shqiptari dyshohet se e ka goditur viktimën disa herë me sende të forta në kokë, dhe më pas e hodhi nga çatia.

Sefa u arrestua pak ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit ku jetonte me familjen e tij.

Autopsia e mjekëve ligjorë zbuloi pas vdekjes se në trupin e viktimës kishte shenja dhune si goditje të rënda në trup dhe në kokë.

Kështu u dyshua se anglezi ishte sulmuar nga një person tjetër para se të binte nga çatia.

Pas hetimeve intensive rezultoi se vrasësi ishte shqiptari 23-vjeçar.

/f.ç/Gazeta Albanian Free Press/