Hidhen raketa nga Gaza në Izrael

Hidhen raketa nga Gaza në Izrael
Dy raketa u nisën nga Rripi i Gazës drejt zonës së Tel Avivit të enjten, tha ushtria izraelite, sulmi i parë që nga lufta e vitit 2014 në enklavën palestineze.

Pamjet televizive treguan raketat interceptuese të Izraelit duke fluturuar në qiell mbi Tel Aviv, kryeqytetin tregtar të Izraelit, dhe duke shpërthyer.

Nga shpërthimet nuk pati të lënduar apo dëme.

Përkundër aktivizimit të sistemit antiraketor mbrojtës Iron Dome nga Izraeli, ushtria tha se asnjë raketë nuk u rrëzua. /l.k./

Marrë nga www.vox.com