Hashim Thaçi: Korrigjim kufijsh, por jo shkëmbim territoresh me Serbinë. Pa shkelur mbi trupin tim...

Hashim Thaçi: Korrigjim kufijsh, por jo shkëmbim territoresh me Serbinë. Pa shkelur mbi trupin tim...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar nga Samiti i Dytë i Diasporës në Tiranë, se ai nuk do të lejojë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Thaçit, bëhet fjalë vetëm për korrigjim kufijsh.

“Shkëmbimi i territoreve. Keni dëgjuar shumë këto, por kurrë nuk do të ndodhë. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe dhe askush nuk do të lejohet të bëjë pazar me kauzë kombëtare”, tha Thaçi.

“Edhe propozuesit për konferencë ndërkombëtare, e kam këshilluar të heq dorë dhe ka hequr dorë”, tha Presidenti, ndërsa garantoi se nuk do të lejojë ndarjen e territorit të Kosovës.

“Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenojë askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçin, të cilët i kam dëbuar nga Kosova. Askush nuk do mund të cenojë as Trepçën, as Kosovën dhe asnjë pjesë të territorit të Kosovës”, ishte deklarata e fortë e Presidentit të Kosovës, i cili ka sulmuar edhe “miqtë e Milosheviçit”:

“Ata që flasin për ndarje të Kosovën janë miq të Millosheviçit. Korrigjim të kufijve, po, por pa u cenuar territori  Kosovës”.

Në deklaratat e mëparshme, Hashim Thaçi ka folur për shkëmbimin e tre komunave me shumicë shqiptare në Serbi me tre komuna me shumicë serbe në Kosovë.

/a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google